Zgjerohet kolonia e çakejve

Zgjerohet kolonia e çakejve

Rritet numri i Çakallëve në Evropë. Sipas të dhënave të fundit pjesa më e madhe e tyre janë përqendruar mbi të gjitha në pjesën juglindore dhe qendrore të kontinentit, por ekziston mundësia e përhapjes së shpejtë duke zënë 75% të territorit, gati rreth 6 herë më shumë se zona aktuale. Arsyeja kryesore e këtij fenomeni është pikërisht njeriu, edhe se në mënyrë të pavullnetshme. Afrimi i tyre në qendrat e banuara krijon një lloj mburoje kundër ujkut, preja e të cilit është pikërisht çakalli.

Rezultati është humbja e ekuilibrit natyror, në favor të këtij të fundit. Arsye të tjera që i bashkangjiten dhe kanë ndikuar janë ndryshimet klimatike te cilat shoqërohen me rrallim të pyjeve, por edhe rënia drastike e kolonive të ujqërve, që pas shekujsh përndjekje dhe shkatërrimi, ka ndikuar shumë.

Gjithashtu çakalli ka tendencën të ngujohet në zona ku ka mangësi ujqërish, pasi gjahtarët evitojnë të qëndrojnë pranë zonave të urbanizuara, duke krijuar mundësinë të kolonizohen nga çakallët. Puna kërkimore e realizuar nga Instituti Kombëtar Francez për mjedisin dhe një sërë institutesh italiane, dhe e publikuar në revistën Nature Ecology and Evolution, përfshin një periudhë kohore prej 2001 deri në 2017, në rreth 9 mijë zona të 13 vendeve të kontinentit evropian.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo