Pushteti është privilegj por i njejti më shumë duhet të jetë obligim





Ejup Berisha

Pushteti sa është dëshirë e privilegj i njejti poashtu është edhe bartje e përgjegjsisë si dhe detyrim. Për çfar për të vepruar për realizimin e premtimeve të dhëna në raport me qytetarët. Pra pushteti është më shumë kjo e dyta sesa ajo e para. Si individ dhe si grup individësh kur ndodhen në pushtet këta duhet të angazhohen që të zgjidhin diçka e jo te mos zgjidhin asgjë ose të zgjidhin vetëmse pjeserishtë diçka . Kur jeni në pushtet duhet të zgjidhni çështje reale e konkrete që janë nevojë e domosdoshme për të gjithë në shtet. Kështu kur e zgjidhni njeren çështje në radhë për zgjidhje vjen menjëherë çështja tjetër Pushtetarët me këtë rast nuk kanë kohë për të mos zgjidhur apo dhe në pakufi ta zgjasin afatin e zgjidhjes së çështjeve. Të njejtët kur e kanë pasur përpara çështjen e zyrtarizimit të ghuhës shqipe këta edhe është dashur që ta bëjnë realishtë këtë punë si duhet. Në këtë mënyrë pushtetarët do ti hapinin dyert e zgjidhjes së çë shtjeve të tjera. Psh zgjidhjes se çështjes së përdordirimit të simboleve kombetare kështu pasi ta zgjidhnin këtë
gjë ata është dashur të vazdojnë më tutje.Nuk është mirë që pushtetarët çështjet ti zgjidhin pjesërisht por ato duhet ti mbyĺlin plotësishte. A e kanë pasur përpara për ta zgjidhur çështjen e përfaqsimit të drejtë dhe adekuat të përfaqsuesve të bashkësisë
etnike shqiptare nëpër institucionet shtetërore dhe publike këtu në RMV? Po por si u zgjidh çështja u zgjidh me partzim të skajshëm të përfaqsimit. Këtu te ne disa subjekte politike kanë ngritur shume çështje më herët
për ti zgjidhur por fatkeqsishtë ata shumicën e tyre i kane zgjidhur në mënyrë gjysmake ose disa nuk i kanë zgjidhur si duhet. Pra edhe pse kanë vepruar ashtu të njejtat kanë vazhduar të thonë se i kanë zgjidhur tërësishtë dhe si duhet ato gjë që nuk rezulton si e vërtetë kjo çështje. Prandaj ne si shqiptaree sot i kemi problemet dhe vështërsitë të cilat i kemi këtu në RMV. Edhe njëher çfar është pushteti a është i njejti më shumë
privilegj apo ai është më shumë obligim.
Pushteti mund të shihet si privilegj por dhe obligim por kuptimi i tij i vërtetë shprehet më së miri përmes përgjegjësisë që e imponon i njejti. Nga njëra anë, pushteti është privilegj sepse atyre që e kanë nën kontrollë i njejti u jep të drejtën të marrin vendime të rëndësishme, të menaxhojnë shoqërinë dhe të ndikojnë në jetën e një numri të konsiderueshëm njerëzish. Pushtetarët shpesh kanë prestigj, autoritet dhe mundësi më të mëdha gjëra që nuk janë në dispozicion për njerëzit e tjerë. Kjo është arsyeja pse shumë besojnë se pushteti është një pozicion i veçantë që sjell vetëmse përparsi të caktuara. Nga ana tjetër, pushteti është para së gjithash një detyrim. Personat që kryejnë funksione shtetërore dhe publike duhet të punojnë në interes të qytetarëve, ti respektojnë ligjet dhe të marrin vendime që ndikojnë në të mirën e përbashkët. Çdo vendim që ata e marrin mund të ketë pasoja të mëdha, kështu që përgjegjësia është shumë e madhe. Të qëndruarit në pushtet kërkon ndershmëri, përkushtim dhe gatishmëri për t’i shërbyer shtetit dhe shoqërisë e jo interesave personale. Prandaj mund të konkludohet se pushteti është një privilegj i caktuar, por i njejti është shumë më tepër se një detyrim. Vlera e vërtetë e qeverisë nuk pasqyrohet në pushtetin që ofron, por në përgjegjësitë për ta përdorur atë pushtet në mënyrë të drejtë dhe për të mirën e të gjithë qytetarëve.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo