Futbollisti shkupjan Sefer Emini ka regjistruar debutimin e tij me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut në ndeshjen miqësore kundër Turqisë, e zhvilluar në Stamboll.
Edhe pse kishte qenë pjesë e grumbullimeve të mëparshme nga ish-seleksionuesi Bllagoja Milevski, Emini nuk kishte pasur mundësinë të aktivizohej në ndonjë takim zyrtar.
Rasti i shumëpritur erdhi në përballjen ndaj Turqisë, ku seleksionuesi aktual Goce Sedlloski e inkuadroi në lojë gjatë pjesës së dytë. Kështu, futbollisti shqiptar shënoi paraqitjen e tij të parë me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, duke hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën ndërkombëtare.