Teteksi shkatërron Vëllaznimin e Strugës me 9:0, shkëlqen Hisar Ali me gol dhe dy asistime





FC Teteksi e ka përmbyllur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar fitore të thellë 9:0 ndaj Vëllaznimit të Strugës në ndeshjen e balotazhit informon Tetovasot.
Skuadra nga Tetova, e udhëhequr nga trajneri Marjan Bilbilovski, tregoi dominim të plotë gjatë gjithë takimit, duke konfirmuar potencialin e madh të grupit të ri të futbollistëve që ka në dispozicion.
Në këtë përballje spikati edhe talenti i ri Hisar Ali, i cili realizoi një gol dhe kontribuoi me dy asistime, duke qenë ndër lojtarët më të dalluar në fushë.
Teteksi edhe këtë sezon u mbështet kryesisht te futbollistët e rinj, të cilët treguan paraqitje të mira dhe dhanë sinjale pozitive për të ardhmen e klubit.
Me këtë fitore bindëse, Teteksi e mbyll sezonin me atmosferë pozitive dhe siguron vazhdimësinë në Ligën e Dytë edhe për sezonin e ardhshëm, me synimin që të vazhdojë zhvillimin e talenteve dhe të ndërtojë një skuadër konkurruese për vitet që vijnë.TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo