Një 17-vjeçar nga fshati Vërbjan i komunës së Mavrovës dhe Rostushës është privuar nga liria pasi dyshohet se ka drejtuar motoçikletë pa leje drejtimi





Një 17-vjeçar nga fshati Vërbjan i komunës së Mavrovës dhe Rostushës është privuar nga liria pasi dyshohet se ka drejtuar motoçikletë pa leje drejtimi dhe është përfshirë në një aksident komunikacioni në Gostivar.

Siç njofton policia, më 29 maj 2026, në ora 12:10 në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, inspektori për të mitur nga Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar, në prani të nënës së tij, e ka privuar nga liria të miturin.

Sipas informacioneve, ai një ditë më parë kishte qenë pjesëmarrës në një aksident komunikacioni duke drejtuar motoçikletën “Jonway” me targa të Gostivarit, pa e kaluar provimin për shofer dhe pa poseduar patentë shoferi.

Motoçikleta është sekuestruar përkohësisht, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse,Raporton Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo