LSDM: Mickoski e ka ditur se Gruevski ka pasaportë hungareze dhe me vetëdije ka gënjyer qytetarët





“Ka kaluar më shumë se një muaj që kur u tha se Ministria e Drejtësisë po përgatiste dokumentet e ekstradimit. Qytetarët dëgjuan njoftime se dokumentet po përgatiteshin, se po udhëtonin, se procedura për një kërkesë të re ishte duke u zhvilluar. Dhe çfarë ndodhi, dokumentet nuk u dërguan kurrë. Dje, Ministria e Drejtësisë njoftoi se procedura e ekstradimit po vazhdonte pavarësisht informacionit në lidhje me shtetësinë hungareze. Por kjo është gjithashtu një deklaratë e rreme për të krijuar iluzionin se diçka po bëhet. Nëse Mickoski dhe Filkov do të kishin dashur, kërkesa për ekstradim do të ishte dërguar deri tani, menjëherë pas njoftimeve të kryeministrit të ri hungarez, Peter Magjar, një muaj më parë se Hungaria nuk do të ishte më mbrojtëse e kriminelëve. Mickoski nuk dëshiron që Gruevski të kthehet sepse kjo do të kërcënonte drejtpërdrejt pozicionin e tij në VMRO-Organizatën kriminale”, deklaroi Bogdanka Kuzeska, LSDM./Alsat.mk

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo