Liverpooli largon Arne Slotin, gjen edhe pasuesin e tij





Liverpooli është gati të ndahet nga trajneri holandez, Arne Slot, me efekt të menjëhershëm pas një shqyrtimi në fund të sezonit.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Slot do të largohet nga klubi pasi diskutimet në nivel bordi arritën në përfundimin se projekti aktual do të përfundonte para kohe, duke i dhënë fund kështu qëndrimit të tij në Anfield.

Slot mori drejtimin e ekipit nga Jurgen Klopp më 1 qershor 2024 dhe fitoi Ligën Premier në sezonin e tij të parë. Megjithatë, sezoni i tij i dytë rezultoi më i vështirë, me Reds që dështuan të luftojnë për titull dhe mes performancave të paqëndrueshme dhe rezultateve të dobëta.

Klubi nga Anfield përfundimisht përfundoi i pesti në tabelë dhe e mbylli sezonin pa asnjë trofe duke bërë drejtuesit të reagojnë.

Romano shton se ish-trajneri i Bournemouth, Andoni Iraola po del si kandidati kryesor për të marrë përsipër detyrën e trajnerit të ardhshëm të Liverpoolit

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo