Mickovski: “Mega Shopping Park” në Gjevgjeli do të bëhet pikë e rëndësishme për turistët dhe tranzitin në Korridorin 10
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se me hapjen e qendrës moderne tregtare “Mega Shopping Park” në Gevgelija, ekonomia lokale fiton një vlerë të re dhe një pikë të rëndësishme zhvillimi përgjatë Korridorit 10 informon Tetovasot.
Sipas tij, objekti pritet të shndërrohet në një destinacion të frekuentuar nga turistët dhe udhëtarët që kalojnë tranzit nëpër Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se përmbajtjet që ofron qendra tregtare janë “impresive”, ndërsa projekti ende nuk është finalizuar plotësisht.
Mickoski bëri të ditur se, sipas bisedave me investitorët, në periudhën e ardhshme do të hapen edhe pika të reja shitjeje, çka sipas tij do ta bëjë këtë kompleks një nga ndalesat më atraktive për vizitorët në jug të vendit.
Ai falënderoi kryetarin e komunës për mbështetjen gjatë realizimit të investimit, si dhe investitorët që, sipas tij, kanë kontribuar në forcimin e ekonomisë vendore.
“Sa më shumë të rritet biznesi juaj, aq më e fortë bëhet edhe shteti. Është një rrugë me dy kahje”, deklaroi Mickoski.
Kryeministri shtoi se miliona udhëtarë pritet të kalojnë pranë këtij kompleksi dhe se “Mega Shopping Park” do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik dhe turistik të rajonit të Gjevgjelisë.TS





