Zëvendëskryeministri Bekim Sali ka shprehur mirënjohjen e tij për punën e bërë rreth përgatitjes dhe shqyrtimit të Ligjit për jurisprudencën.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sali ka vlerësuar lart angazhimin dhe qasjen e anëtarëve të komisionit përkatës, duke e cilësuar procesin si mjaft produktiv.
„E falënderoj komisionin për punën konstruktive që e kanë bërë për Ligjin e jurisprudencës!“, ka shkruar zëvendëskryeministri Sali në profilin e tij zyrtar.
Ky ligj konsiderohet si një hap i rëndësishëm në kuadër të reformave në sistemin ligjor dhe rregullimin e provimit të jurisprudencës, ndërsa falënderimi i zëvendëskryeministrit vjen si konfirmim i koordinimit të suksesshëm institucional për këtë çështje me rëndësi.