Nga 1 korriku 2026, do të bëhet ulja shtesë dhe harmonizimi i plotë i normave doganore me BE-në për 70 mallra që përdoren si lëndë të para dhe repromateriale në industrinë vendase

28 maj 2026, Shkup – Sot, në mbledhjen e Qeverisë, u miratua Propozimi për ndryshimin e Ligjit të Tarifës Doganore, me të cilin normat doganore ulen më tej dhe harmonizohen plotësisht me normat e atyre mallrave që zbatohen në Bashkimin Evropian. Këto ndryshime janë vazhdim i ndryshimeve ligjore të vitit të kaluar që hynë në fuqi më 1 korrik 2025, kur normat doganore u ulën deri në 50% të nivelit të normave doganore që zbatohen në Bashkimin Evropian.

Ulja e normave doganore përfshin lëndët e para, repromaterialet dhe komponentët që shfrytëzohen në kapacitetet prodhuese vendase për prodhimin e produkteve të nivelit të lartë, me qëllim të rritjes së konkurrueshmërisë eksportuese të industrisë maqedonase. Ky ndryshim legjislativ zbaton përcaktimet e Programit të punës së Qeverisë 2024–2028, në pjesën e harmonizimit gradual të normave doganore me normat që zbatohen në Bashkimin Evropian, të përshtatura sipas nevojave të eksportit-importit të ekonomisë maqedonase.

Ndryshimet janë përgatitur në konsultim me Odën ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe janë vazhdimësi e politikës doganore që orientohen në përkrahjen e e komunitetit të biznesit vendas dhe përforcimin e konkurrencës së industrisë së përpunimit

Propozimligji parasheh harmonizimin e plotë të disa prej normave doganore me nivelin e normave që zbatohen në Bashkimin Evropian, me ç’rast do të përmirësohet më tej harmonizimi me Tarifën doganore të BE-së, duke marrë parasysh rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë.

Masa do të kontribuojë drejtpërdrejt në përkrahjen e industrisë së automobilave, përpunimit të metaleve dhe metalurgjisë, ku pritet ndikim pozitiv në rritjen e eksportit, fluksit hyrës së devizave, investimeve dhe numrit të punësimeve.

Ulja e normës doganore për këto 70 mallra pritet të ketë efekte të rëndësishme afatgjata në rritjen ekonomike, prodhimin industrial dhe konkurrueshmërinë e eksportit të vendit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo