Ali Ahmeti uron kryetarin e ri të AAK-së, Ardian Gjini





Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar Ardian Gjinin për zgjedhjen e tij si kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ahmeti ka shprehur urimet e tij përmes një mesazhi publik, duke i dëshiruar suksese në detyrën e re në krye të partisë

Urimi i plotë i Ahmetit:
E uroj nga zemra kryetarin e ri të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ardian Gjini.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka luajtur rol të rëndësishëm në konsolidimin e pluralizmit politik në Republikën e Kosovës, si një forcë shtetformuese që ka kontribuar në mënyrë të vazhdueshme në proceset e shtetndërtimit.
AAK, si parti që në ADN-në e saj ka çështjen kombëtare, ndërtimin e shtetit dhe orientimin euro-atlantik drejt NATO-s dhe BE-së, ka ruajtur për dekada këtë qëndrim të qartë dhe të palëkundur, nën udhëheqjen e themeluesit të saj, z. Ramush Haradinaj.
Jam i bindur se edhe z. Gjini, me përvojën dhe përkushtimin e tij, do të vazhdojë këtë rrugë me përgjegjësi dhe vizion, në të mirë të AAK-së dhe të Republikës së Kosovës.
Urime dhe suksese në këtë përgjegjësi të re!

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo