Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore njofton se, në përputhje me ndryshimet operative në funksionimin e sistemit të pagesës, duke filluar nga data 15.06.2026, në pikat pagesore (patarinat) korsitë e shënuara për MTAG do të jenë të destinuara ekskluzivisht për përdorim nga shfrytëzuesit me taga elektronikë.
”Me këtë ndryshim, shfuqizohet kryerja e pagesës me MCard në këto korsi. Shfrytëzuesit që përdorin MCard do ta realizojnë pagesën në korsitë e tjera të disponueshme në pikën pagesore.”
NPRRSH u bën thirrje dhe apelon te shfrytëzuesit që të respektojnë rreptësisht sinjalistikën vertikale dhe horizontale, si dhe tabelat elektronike informative të vendosura para dhe në vetë pikat pagesore, ku është bërë një kategorizim i qartë i korsive sipas llojit të pagesës: pagesë elektronike (MTAG / MCARD), pagesë me para në dorë (CASH).
Gjithashtu, për zhvillimin e papenguar dhe të sigurt të komunikacionit, shfrytëzuesit janë të detyruar të ndjekin sinjalistikën për statusin e korsive:
Shigjeta e gjelbër – shënon korsi aktive (të hapur).
Iksi i kuq (X) – shënon korsi të mbyllur.
Mosrespektimi i shënimeve dhe i destinimit të korsive mund të shkaktojë bllokime në komunikacion dhe të ndikojë në sigurinë dhe efikasitetin e qarkullimit.
”Ky njoftim publikohet me qëllim të informimit me kohë dhe përshtatjes së shfrytëzuesve me ndryshimet në sistemin e pagesës”, njoftojnë autoritetet kompetente.