Mexhiti: Do të shqyrtohen opsione të tjera për vendkalimin në Bit-Pazar





Pas tentativës për mbylljen e vendkalimit ilegal në Bit-Pazar, disa ditë më parë nga Qyteti i Shkupit, kryetar i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, premtoi se së shpejti do të gjendet një zgjidhje për këtë problem, por pa dhënë hollësi për mënyrën dhe afatin kohor.

“Aty kemi provu edhe me mbikalim do të provojmë edhe zgjidhje të tjera. Mendojë që do provojmë edhe zgjidhje të tjera që kjo të jetë në funksion të zgjidhjes së çështjes”- deklaroi Izet Mexhiti,kryetar i Komunës së Çairit

Nga Qyteti i Shkupit kishin deklaruar se pranë këtij vendi ekzistojnë vendkalime të rregullta dhe qytetarët duhet ta shmangin këtë kalim, pasi konsiderohet i rrezikshëm dhe mundë të shkaktojë tragjedi në të ardhmen.

Pas vendosjes së hekurave ndarës në vendkalim, shumë tregtarë dhe qytetarë protestuan kundër mbylljes së tij, duke thënë se kjo do të ndikonte negativisht në bizneset e tyre. Qyteti i Shkupit i largoi hekurat, ndërsa pritet të merret një vendim i ri në periudhën e ardhshme. Tregtarët kërkuan takim me kreun e Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski por ende nuk dihet se kur do të mbahet. Ky vendkalim ka qenë disa herë shkaktar i aksidenteve me pasoja fatale.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo