VLEN tentoi ta godasë Artan Grubin, por u përball me revoltën e vet komentuesve dhe rrjeteve sociale
Artin Spahiu,përmes një postimi ka thënë se tentativat e VLEN për të goditur politikisht Grubin nuk kanë prodhuar efektin e pritur, pasi një numër i madh komentuesish kanë reaguar në mbrojtje të ish-zëvendëskryeministrit shkruan Tetovasot.
“VLEN tentoi ta godasë Artan Grubin, por u përball me revoltën e vet komentuesve dhe rrjeteve sociale”, shkruan Spahiu, duke shtuar se shumë shqiptarë e lidhin periudhën e Grubit me një ndjenjë më të madhe përfaqësimi dhe fuqie politike.
Ai vlerëson se sulmet ndaj Grubit po perceptohen nga një pjesë e opinionit si sulm ndaj “kujtesës për fuqinë politike shqiptare”, duke bërë që reagimet publike të kthehen kundër vetë iniciatorëve të kritikave.
Artin Spahiu:
Arsyeja e thjeshtë: shumë shqiptarë e dinë që me Artan Grubin shqiptarët nuk ndiheshin të përulur, por zot në shtëpinë e tyre.
Prandaj çdo sulm ndaj tij po ju kthehet si bumerang sepse po lexohet si sulm ndaj kujtesës për fuqinë politike shqiptare.
