Rubio: Marrëveshja me Iranin mbetet e mundur pavarësisht sulmeve të reja amerikane





Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha të martën se një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Iranin ishte ende e mundur, pavarësisht njoftimit të ushtrisë amerikane se kishte kryer sulme të reja ajrore në vendet e raketave në jug të Republikës Islamike dhe në anijet që dyshohet se po vendosnin mina.

“Ka pasur disa bisedime në Katar… do të shohim nëse mund të bëjmë përparim. Mendoj se bisedimet kanë të bëjnë më shumë me formulimin e saktë të tekstit origjinal, kjo do të zgjasë disa ditë”, u tha Rubio gazetarëve në Jaipur, ndërsa vazhdon vizitën e tij zyrtare në Indi.

“Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka shprehur dëshirën e tij për të arritur një marrëveshje. “Ose do të bëjë një marrëveshje, ose nuk do të ketë asnjë marrëveshje”, tha gjithashtu kreu i diplomacisë amerikane.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo