“Krim urbanistik” në Reçicë të Vogël, reagim i ashpër nga BDI

Një reagim i ashpër ka ardhur nga përfaqësuesi i BDI-së, Bajram Rexhepi, lidhur me atë që ai e quan “tjetërsim të organizuar të pronës publike” në Bllokun Urban 116 në Reçicë të Vogël informon Tetovasot.
Sipas Rexhepit, në këtë zonë po nxirren në shitje 14 parcela për banim individual me sipërfaqe totale prej 4271 metrash katrorë, me çmim prej vetëm 61 denarë për metër katror.
Ai thekson se banorët e Reçicës së Vogël prej vitesh kanë kërkuar që në këtë hapësirë të ndërtohet çerdhe për fëmijë, hapësirë e gjelbër dhe kënd lojërash, ndërsa tani, sipas tij, po favorizohet betonizimi dhe përfitimi i individëve të afërt me pushtetin.
“Po i bëhet dëm i madh qytetit në aspekt urbanistik dhe po grabitet prona publike, me pasoja që do t’i ndjejnë edhe gjeneratat që vijnë”, deklaron Rexhepi.
Ai e cilëson rastin si “urbanocid dhe krim të organizuar”, duke paralajmëruar se “koha e përgjegjësisë po afron”.TS

Postimi i plotë i Bajram Rexhepit:

📍Në Bllokun Urban 116, në Reçicë të Vogël, prona publike po copëtohet dhe po nxirret në shitje me çmim prej vetëm 61 denarë për metër katror.

ℹ️ Bëhet fjalë për 14 parcela për banim individual, me sipërfaqe 4271 m2, që japin përshtypjen e një skeme të organizuar për tjetërsimin e pronës publike.

Dhe kjo ndodh eshe pse banorët e Reçicës së Vogël prej vitesh kërkojnë mu në këtë lokacion çerdhe për fëmijë dhe hapësirë të gjelbër dhe kënd lojërash.

👉Kjo do të duhej të ishte një logjikë e shëndoshë, por logjika e pushtetit aktual është e vrazhdë: tjetërsim, betonizim, grabitja e pronës publike dhe pasurim i një klike të afërt me pushtetin.

Dëmi që po i bëhet qytetit në aspekt urbanistik dhe vjedhja e rëndë e pronës publike, do të ketë pasoja edhe për gjeneratat që vijnë.

❗️Autorët e këtij urbanocidi dhe krimi të organizuar bëjnë mirë ta dijnë, koha e përgjegjësisë po afron.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo