Ali Ahmeti uron kryetarin e ri të AAK, Ardian Gjini





Ali Ahmeti ka uruar Ardian Gjini për zgjedhjen në krye të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duke vlerësuar rolin e partisë në proceset shtetformuese të Kosovës dhe orientimin e saj euro-atlantik.

Përmes një mesazhi publik, Ahmeti theksoi se AAK ka luajtur rol të rëndësishëm në konsolidimin e pluralizmit politik në Kosovë, duke e cilësuar si forcë që ka kontribuar vazhdimisht në shtetndërtim.

Ai vlerësoi gjithashtu trashëgiminë politike të partisë nën udhëheqjen e Ramush Haradinaj, duke potencuar se AAK ka ruajtur për dekada qëndrimin e saj të qartë për çështjen kombëtare, ndërtimin e shtetit dhe integrimin në NATO dhe BE.

“Jam i bindur se edhe z. Gjini, me përvojën dhe përkushtimin e tij, do të vazhdojë këtë rrugë me përgjegjësi dhe vizion, në të mirë të AAK-së dhe të Republikës së Kosovës”, thuhet në urimin e Ahmetit.

Në fund, kreu i BDI-së i ka uruar Gjinit suksese në përgjegjësinë e re politike.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo