Irani lejoi kalimin e 33 anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit





Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se në 24 orët e fundit ka lejuar kalimin e 33 anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit, transmeton agjencia shtetërore e lajmeve Fars.

​Sipas njoftimit, nëpër ngushticë kanë kaluar tankera nafte, anije kontejnerësh dhe anije të tjera tregtare, pasi kanë marrë miratimin, koordinimin dhe mbrojtjen e sigurisë nga marina e Gardës Revolucionare të Iranit.

Ky informacion vjen pasi një burim i lartë iranian deklaroi për CNN se rruga kryesore detare është rihapur, por se për kalim të sigurt kërkohet koordinim me autoritetet iraniane.

​CNN thekson se nuk mund t’i konfirmojë në mënyrë të pavarur pretendimet e Iranit, por të dhënat nga shërbimi „MarineTraffic“ tregojnë se disa anije vërtet kanë kaluar nëpër ngushticë, megjithëse trafiku është ende dukshëm më i ulët se në periudhën para luftës.

​Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi dje se Ngushtica e Hormuzit „do të jetë e hapur“ si pjesë e marrëveshjes midis Uashingtonit dhe Teheranit, pa saktësuar nëse lundrimi do të normalizohet plotësisht.

​Ndërkohë, agjencia iraniane Tasnim njoftoi se ngushtica „nuk do të kthehet në gjendjen e para luftës“ dhe se Teherani do të vazhdojë të ushtrojë sovranitetin e tij mbi Ngushticën e Hormuzit.

​Televizioni shtetëror iranian IRIB pretendon se aktualisht rreth 240 anije po presin lejen për të hyrë në ngushticë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo