​”Credi Yes” i hiqet licenca, mbyllen 40 filiale në Maqedoni të Veriut





“Credi Yes” еshtë shoqëria financiare për kredi të shpejta së cilës Ministria e Financave ia ka hequr licencën e punës për shkak të parregullsive në veprimtari, shkruan portali ekonomik “Faktor”.

​Kjo shoqëri financiare, e cila mbështetet nga pronarë bullgarë, po mbyll rreth 40 filialet e saj në mbarë vendin, ndërsa rreth 120 punonjës kanë marrë njoftimin se puna është ndërprerë. E vetmja veprimtari që “Credi Yes” do të ketë të drejtë të ushtrojë në të ardhmen është arkëtimi i pretendimeve (borxheve) të mbetura nga klientët.

​”Credi Yes” filloi aktivitetin e saj në Maqedoninë e Veriut në vitin 2019. Gjatë vitit të kaluar, nga rreth 4 milionë euro të hyra (të ardhura), kompania kishte realizuar një fitim prej rreth 1.15 milionë eurosh.

​Ministria e Financave pati njoftuar më herët se i është hequr leja e punës një prej shoqërive financiare më të mëdha në treg, pasi gjatë një mbikëqyrjeje të jashtëzakonshme – të kryer pas denoncimit nga një qytetar – u konstatuan shkelje serioze të detyrimeve ligjore. Megjithatë, ministria nuk ka dhënë detaje specifike se për çfarë lloj shkeljesh ligjore bëhet fjalë saktësisht.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo