Lëvizja Vetëvendosje do të hap për herë të parë shtab në Çarshinë e Shkupit





Lëvizja Vetëvendosje do të hapë për herë të parë një shtab në Çarshia e Shkupit, njoftojnë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Hapja shtabit do të mbahet të hënën, duke filluar nga ora 18:00, në një aktivitet ku pritet pjesëmarrje e madhe e aktivistëve, simpatizantëve dhe qytetarëve.

Ky organizim shënon zgjerimin e pranisë së Lëvizja Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut, ndërsa sipas organizatorëve, qëllimi i hapjes së shtabit është forcimi i komunikimit me qytetarët dhe rritja e aktivitetit politik në vend.

Aktiviteti pritet të zhvillohet në atmosferë festive në zemër të Çarshia e Shkupit, ku do të mblidhen mbështetës dhe qytetarë të interesuar për të marrë pjesë në inaugurimin e shtabit të parë të VV-së në Shkup.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo