Muamet Hoxha inicoi dialog të rregullt me organizatat qytetare për mjedisin jetësor





Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha sot mbajti takimin e parë koordinues me përfaqësues të organizatave qytetare që veprojnë aktivisht në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Takimi është pjesë e angazhimit për vendosjen e një dialogu të rregullt, të hapur dhe transparent me sektorin civil, me qëllim krijimin e përbashkët të politikave dhe zgjidhjeve.

Ministri Hoxha theksoi se institucionet duhet të jenë të qasshme për të gjitha palët e interesuara, veçanërisht për organizatat që prej vitesh kontribuojnë aktivisht në mbrojtjen e natyrës dhe ndjekin gjendjen në terren. Ai nënvizoi se synimi është krijimi i kushteve për një transformim të gjelbër në vend, por se procese të tilla nuk mund të realizohen pa bashkëpunim aktiv me qytetarët dhe organizatat qytetare.

Në takim, përfaqësuesit e shoqatave ndanë propozimet, prioritetet dhe sfidat e tyre, ndërsa u dakordua që koordinime të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen si një platformë e rregullt komunikimi dhe partneriteti.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor mbetet e përkushtuar ndaj një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe veprimi të përbashkët për një mjedis të shëndetshëm për të gjithë qytetarët.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo