Për shkak të punimeve të planifikuara teknike në rrjetin elektrodistributiv, nesër, e premte, 22 maj 2026, pa energji elektrike do të mbeten disa pjesë të Tetovës dhe nëntë fshatra përreth.
Sipas orarit, ndërprerjet do të zgjasin në intervale të ndryshme kohore, duke filluar që nga orët e mëngjesit.
Në Tetovë, pa rrymë do të jenë këto lokacione:
Ish-Qumështorja e Vjetër, një pjesë e lagjes Cigllana dhe objektet përballë Stacionit Hekurudhor në Tetovë.
Nga ora 09:30 deri në 14:00: Një pjesë e lagjes Kupenik, përkatësisht objektet në rrugën “Aj Zhurçin”.
Pa energji elektrike do të mbeten edhe këto fshatra:
Nga ora 08:55 deri në 15:00: Xhermë dhe Poroj.
Nga ora 09:00 deri në 14:00: Një pjesë e fshatit Kopancë, në drejtim të fshatit Radiovcë.
Nga ora 09:00 deri në 14:30: Një pjesë e fshatit Nerashtë.
Nga ora 09:30 deri në 10:30: Xhepçisht, Setole, Otunjë dhe Jedoarcë.
Nga ora 09:30 deri në 14:00: Objektet në rrugën nga fshati Bellovisht drejt Vratnicës.
Shërbimet kompetente apelojnë që qytetarët dhe kompanitë t’i përshtatin me kohë aktivitetet e tyre për të shmangur vështirësi shtesë. Furnizimi me energji elektrike do të rikthehet pas përfundimit të punimeve të parapara.