VLEN qëndron plotësisht pas Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, i cili për të shmangur bllokimin e shtetit për shkak të politikave ditore është i detyruar të ndërmarrë hapa jo popullorë që i mundëson Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit.
Pa u përfshirë në zhvillimet brenda bllokut politik maqedonas, shprehim keqardhje që LSDM, në përpjekje për të rikthyer besimin e humbur të qytetarëve, çdo ditë krijon kundërshtarë të rinj politikë.
Kjo politikë anti-popullore e udhëheqjes së LSDM-së është dëshmi e hipokrizisë së tyre.
Qeveria aktuale e udhëheq shtetin vetëm prej dy vitesh, një periudhë në të cilën është marrë kryesisht me çështjet e pazgjidhura dhe borxhet që na janë lënë trashëgim nga qeveria e mëparshme.
Kjo udhëheqje e LSDM-së, njësoj si ajo e BDI-së, vetëm sepse nuk janë në pushtet, përpiqen me të gjitha forcat ta bllokojnë shtetin, duke u shtirur sikur nuk kanë përgjegjësi për asgjë.
VLEN nuk do të lejojë obstruksione ndaj shtetit për të cilat do të vuajnë qytetarët.
Ndërsa LSDM duhet t’i përgjigjet opinionit publik: a po bëhet fytyra e dytë e BDI-së?