Shumë gazetarë dhe analistë të vendit kanë alarmuar sot në rrjetet sociale për dëbim të ambasadorit Denion Meidani nga Maqedonia e Veriut.
Furkan Saliu nga portali PortaliX, Lirim Dullovi nga KOHA, Rami Mislimi nga TetovaSot, Liridona Vejeseli nga Pecanesure, Nevrij Ademi, Nafie Selmani sot kanë alarmuar se ambasadori Mediani mund të dëbohet nga Maqedonia e Veriut.
Gazetari i portalitX, Furkan Saliu ka shkruar se kujt i pengon ambsadori, apo cilën regull diplomatik ka shkelur apo vetëm pse interesohet për shqiptarët?
“Shqetësuese janë informacionet se Shqipëria sërish do të bëjë kompromis në kurriz të shqiptarëve këtu.
Pas 35 viteve, na erdhi një ambasador që interesohet për shqiptarët, jeton me shqiptarët dhe e ngre zërin për popullin e tij, i cili me shumë gjasa do të largohet.
Pse? Cilën rregull diplomatike e ka shkelur?
Kujt i pengon që shqiptarët të kenë një zë në këtë shtet?” ka shkruar Furkan Saliu.
Sipas Rami Mislimi nga portali TS kthuhet se dëbimin e mbasadorit Meidani mund të kishte kërkuar VLEN-i.
“Të kërkosh largimin e ambasadorit Meidani, ambasadorit që kujdeset për popullin e vet, për hallet e shqiptarëve dhe për interesin kombëtar, këtë mund ta bëjë vetëm një qeveri ku merr pjesë VLEN-i.
Në pamundësi për të çuar përpara interesat kombëtare, VLEN-it po i pengon një ambasador që u hap rrugë shqiptarëve për të kërkuar të drejtat e tyre dhe që i mbështet sa herë kanë nevojë.
Ambasadori mund edhe të dëbohet, mund edhe të largohet nga Maqedonia, por shqiptarët nuk ndalen!” ka shkruar Mislimi
Nga ana tjetër edhe gazetarja Liridona Vejseli ka shkruar se shumë diplomat ngelin në nivel prokolloi, Meidani dëshmoi se është për i përkushtuar andaj i pengon dikujt.
“Në kohën kur shumë diplomatë mbesin vetëm në nivel protokolli, ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut Denion Meidani po dëshmon se diplomacia duhet të ketë edhe ndjeshmëri ndaj çështjeve të shqiptarëve.
Ata që punojnë me përkushtim gjithmonë do t’i pengojnë dikujt, por jo të zëvendësohen përkundrazi, të shërbejnë si shembull edhe për ambasadorët e vendeve tjera” ka shkruar Lidirona Vejseli
Pronari i gazetës Koha, Lirim Dullovi ka shkruar se shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë nevojë për ambasadorë që heshtin për të ruajtur rehati diplomatike, por për përfaqësues që nuk hezitojnë ta mbrojnë gjuhën, dinjitetin dhe identitetin shqiptar
“Shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë nevojë për ambasadorë që heshtin për të ruajtur rehati diplomatike, por për përfaqësues që nuk hezitojnë ta mbrojnë gjuhën, dinjitetin dhe identitetin shqiptar.
Një të tillë na e ka dërguar Kosova. Ai nuk ishte në gjendje ta mbronte as presidenten e vet kur u poshtërua në aeroportin e Shkupit, e lëre më t’i mbrojë shqiptarët e Maqedonisë, të cilëve po u shkelet dinjiteti.
Dhe nëse çmimi për të pasur marrëdhënie të mira mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është zëvendësimi i ambasadorit Denion Meidani me një ambasador që i bën qejfin kësaj garniture qeveritare, atëherë Tirana zyrtare më mirë ta mbyllë ambasadën e saj në Shkup, sesa ta pranojë këtë nënshtrim dhe poshtërim të pashembullt” ka shkruar Dullovi.
Analistja Nafie Selmani thotë se Denioni është shqiptari që ju qëndroi shqiptarëve pranë.
“Denioni, shqiptari që u qëndroi shqiptarëve pranë, si asnjë ambasador më parë.
Denioni, i cili tregoi se para se të kesh një rol politik, e rëndësishme është të jesh njeri, dhe ta duash kombin tënd.
Denion Meidani i cili i fitoi zemrat e shqiptarëve në RMV, dhe bëri punë për ne shumë më shumë se përfaqësuesit që i kishim votuar dhe dhënë pushtet.
Denioni ❤️ e 🇦🇱!” ka shkruar Selmani
Vlen të thekësohet se rritja për mbështetje të ambsadorit Meidani është rritur që kryeministri Edi Rama mos mashtrohet me presionet e qevrisë së Maqedonisë së Veriut dhe VLEN-it për dëbimin e tij.