Dy të rinj nga Gostivari nën hetime për drogë, policia zbulon marihuanë
Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal ndaj A.A. (20) nga Banjicë e Epërme dhe N.A. (25) nga Banjicë e Poshtme.
Sipas policisë, gjatë kontrollit ndaj njërit prej tyre është gjetur marihuanë, të cilën e kishte siguruar nga personi tjetër.
Rasti po procedohet për veprën penale që lidhet me narkotikët.TS