Skandal në Tetovë: Ia mori veturën me marrëveshje, pastaj e shiti fshehurazi për 3.200 euro





Një rast mashtrimi është denoncuar në Tetove, ku një 36-vjeçar pretendon se është mashtruar nga një person nga Pallçishti lidhur me shitjen e një automjeti.

Sipas denoncimit në SPB Tetovë, pronari i veturës “Nissan Micra” kishte arritur marrëveshje gojore me A.L. (37) nga Pallçisht për shitjen e automjetit me këste mujore.

“Në fillim ka paguar vetëm 1.000 euro, ndërsa më pas ka ndaluar pagesat dhe pa dijeninë e pronarit e ka rishitur veturën te një person i tretë për 3.200 euro”, thuhet në denoncim.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit.TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo