Protesta në Shkup/ Mevlan Ademi: Sa kohë duhet të presim për barazi në këtë vend? Ne këtu jemi autoktonë! (VIDEO)
Organizatori i protestës, Mevlan Ademi, ka mbajtur një fjalim gjatë protestës së studentëve në Shkup, ku është kërkuar që provimi i jurisprudencës të mund të jepet edhe në gjuhën shqipe.
Në fjalimin e tij, Ademi ka deklaruar se ka marrë informacion se tre studentë janë arrestuar, duke shtuar se protesta nuk synon përplasje, por mbrojtjen e të drejtave gjuhësore dhe barazinë institucionale.
“Sot nuk kam ardhur të flas me ata. Sot kam ardhur të flas me ju. Sa kohë duhet të presim që, në qytetin e tij, një shqiptar të flasë shqip? Sa kohë duhet të presim që të jemi qytetarë të barabartë në këtë vend? Ne këtu jemi autoktonë”, është shprehur ai, raporton TS
Protesta po zhvillohet me kërkesën që provimi i jurisprudencës të organizohet edhe në gjuhën shqipe, ndërsa organizatorët kanë theksuar se do të vazhdojnë me kërkesat e tyre deri në realizimin e tyre./TS