Burim Haxhiu emocionon me mesazhin për 3-vjetorin e Elite Sports: “Filluam si një tingull, por u bëmë orkestër”

Me një mesazh emocionues dhe plot reflektim, Burim Haxhiu ka shënuar 3-vjetorin e Elite Sports, projektit sportiv që ka bashkuar të rinj shqiptarë nga të gjitha trojet informon Tetovasot.

Në postimin e tij, Haxhiu kujton fillimet modeste të projektit, të ndërtuara mbi një ide, disa fëmijë dhe një besim të madh përtej mundësive reale.

“Filluam si një tingull, por u bëmë orkestër”, shkruan ai, duke përshkruar rrugëtimin e mbushur me sakrifica, dyshime dhe lodhje, por edhe me bashkim, pasion dhe ëndrra të përbashkëta.

Sipas tij, në Elite Sports janë bashkuar të rinj nga Kosovo, Albania, North Macedonia, Presheva, Montenegro dhe diaspora shqiptare, duke krijuar një familje të madhe sportive përtej kufijve.

Ai thekson se projekti është ndërtuar mbi sakrificat e familjeve, udhëtimet e gjata dhe besimin se çdo talent meriton një mundësi.

“Sot nuk jemi vetëm një projekt. Jemi një zë i përbashkët. Një familje që po rritet, që po mëson, por që nuk ndalet”, shprehet Haxhiu, duke lënë të kuptohet se rrugëtimi i Elite Sports sapo ka hyrë në kapitullin e tij më të rëndësishëm.TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo