“E dehur tapë në rrugët e Gostivarit” – Shtetasja nga Kolumbia alivanoset, përfundon në spital e më pas në polici





Më 16.05.2026, në orën 10:55, nga Qendra Urgjente në Gostivar është raportuar në DPB Gostivar se atje është sjellë S.G.M.P. nga Kolumbia, e cila ishte gjetur e alivanosur në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar.

Pas dhënies së ndihmës mjekësore, është konstatuar se ajo ishte nën ndikimin e alkoolit, me 2.4 promilë alkool në gjak. Gjatë ndërmarrjes së masave zyrtare, ajo është sjellë në mënyrë agresive dhe ka fyer zyrtarët policorë, pas së cilës është shoqëruar dhe ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme.

Gjithashtu është konstatuar se ajo nuk kishte qëndrim të paraqitur në shtet.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo