Gazetari kosovar Lirim Mehmetaj ka reaguar ashpër lidhur me pozitën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke bërë thirrje për mbështetje masive të protestës së paralajmëruar në Shkup.
Sipas Mehmetajt, studentët shqiptarë po bëjnë atë që politika shqiptare është dashur ta bënte prej kohësh, mbrojtjen e të drejtës për të studiuar dhe vepruar në gjuhën shqipe, njofton TS.
“Një damar shqiptarie po rreh në Shkup më shumë se kudo tjetër”, shkruan ai, duke shtuar se studentët shqiptarë janë lënë vetëm në betejën për të drejtën elementare që të studiojnë dhe të testohen në gjuhën e tyre amtare.
Ai kritikon ashpër politikën shqiptare në rajon, duke thënë se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut e fituan luftën me guxim, por se “lakmia e politikanëve ua humbi fitoren”.
Protesta e studentëve do të mbahet nesër para Ura e Gurit në Shkup, duke filluar nga ora 16:30.
Kërkesa e tyre është që studentëve që ndjekin studimet juridike në gjuhën shqipe t’u mundësohet që edhe provimin e jurisprudencës ta japin në gjuhën shqipe.