Lideri i VLEN-it, Bilall Kasami, një ditë para protestës së studentëve, ka publikuar në rrjetin social Facebook një mesazh bashkë me Izet Mexhiti, ku kanë shkruar: “Provimi i jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, së shpejti me lajme të mira”.
Pas këtij publikimi, në rrjetet sociale kanë pasuar reagime të shumta nga studentë dhe komentues të ndryshëm, të cilët kanë kritikuar Kasamin me komente negative, duke e akuzuar për mashtrim dhe mungesë të realizimit të premtimeve. Disa e kanë quajtur edhe serbofil.
Sipas shumë komentuesve, ky njoftim nuk do t’i ndalë studentët nga protesta e paralajmëruar për nesër.
