Në degën e Bogovinës u mbajt Kuvendi Zgjedhor në kuadër të aktiviteteve për Kongresin IX të Partisë Demokratike Shqiptare. 🇦🇱
🗳️ Gjatë punimeve të kuvendit u zgjodhën delegatët që do ta përfaqësojnë degën e Bogovinës në Kongresin IX të PDSH-së, ndërsa u miratua edhe propozim-lista për anëtarët e Kuvendit Qendror të partisë.
🗣️ Të pranishmëve iu drejtua kryetari i Këshillit për Organizimin e Kongresit, z. Sali Ajdini, i cili foli për rëndësinë e organizimit dhe mobilizimit të strukturave partiake në prag të Kongresit IX.