Qeveria zgjat deri më 1 qershor masat kundër rritjes së çmimeve dhe për mbrojtjen e standardit jetësor





Qeveria sot, në një seancë të jashtëzakonshme, vendosi ta zgjasë deri më 1 qershor afatin e masave të dedikuara për zbutjen e rritjes së çmimeve dhe mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve, njoftoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Kochoska, përmes profilit të saj në Facebook.

“Masat e orientuara drejt zbutjes së presioneve të çimeve dhe mbrojtjes së standardit jetësor të qytetarëve vazhdojnë me zbatim deri më 1 qershor të vitit 2026. Vendimin e solli Qeveria sot në seancë të jashtëzakonshme. Këto masa janë përgjigje adekuate ndaj sfidave ekonomike dhe pasigurive me të cilat ballafaqohen të gjithë shtetet në në tregjet ndërkombëtare të energjenseve”, shkroi Dimitrievska Koçoska në rrjetin e saj Facebook.

Si Qeveri dhe Ministri e Financave, siç potencoi, sigurojmë stabilitet dhe parashikueshmëri, ulje të presioneve inflatore, mbështetje të ekonomisë dhe ruajtje të standardit të jetesës së qytetarëve.

Vendimi paraprak i Qeverisë për ulje të akcizës të derivateve dhe të TVSH-së për benzinat nga 18 në 10 përqind skadon të hënën më 18 maj. Me vazhdimin e afatit edhe gjatë dy javëve të ardhshme derivatet do të shiten me çmime më të ulëta. Njëherit, të hënën skadon edhe afati i zbritjes së ofruar nga importuesi më i madh i produkteve të naftës në vend, OKTA. OKTA u ofron shumicës së stacioneve të benzinës në vend zbritje prej tre denarësh për një litër dizel dhe prej dy denarësh për benzinat.

 

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo