Në QRAPT “Mosha Pijade”- Tetove do të mbahet “Dita e Hapur”, me 18 maj pra 11.00. Një mundësi e mirë për nxënësit e rinj
Profesoresha e Shkollës së Mesme Qendra Rajonale për Arsim Profesional dhe Trajnim “Mosha Pijade”, Brunilda Shingjergji Kuçi, ka njoftuar se më 18 maj, duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet “Dita e Hapur” për të gjithë nxënësit që planifikojnë të regjistrohen në vitin shkollor 2026/2027.
Sipas saj, shkolla do të hapë dyert për nxënësit dhe prindërit, të cilët do të kenë mundësi të njihen nga afër me drejtimet profesionale, kabinetet moderne dhe kushtet që ofron institucioni për arsim dhe trajnim profesional.
Kuçi thekson se Qendra Rajonale për Arsim Profesional dhe Trajnim “Mosha Pijade” është vlerësuar si një ndër shkollat më të mira në rajon, falë përkushtimit ndaj cilësisë, inovacionit dhe suksesit të nxënësve.
Në kuadër të Ditës së Hapur, të interesuarit do të mund të informohen për disa drejtime profesionale si:
• Teknik i makinerisë për automjete motorike
• Elektroteknik për teknik të kompjuterëve dhe automatikës
• Elektroteknikë – energjetikë
• Automekanik
• Kuzhinier dhe kamerier
• Teknik për komunikacion rrugor
• Ndërtimtari dhe gjeodezi
• Bujqësi dhe veterinari
Me kënaqësi presim nxënësit dhe prindërit që të vizitojnë ambientet tona, të njihen nga afër me drejtimet profesionale dhe mundësitë që ofron shkolla jonë.
Ne ofrojmë kushte të shkëlqyera për mësim dhe praktik kabinete supermoderne, staf të përkushtuar dhe një ambient që i përgatit të rinjtë për tregun e punës dhe sfidat e së ardhmes, thote profesoresha Brunilda Kuçi.
Qendra Rajonale për Arsim Profesional është vlerësuar nga ekspertë të fushave të ndryshme, si një ndër shkollat më të mira në rajon, falë përkushtimit ndaj cilësisë, inovacionit dhe suksesit të nxënësve tanë.
Te gjithe te interesuarit do te kene mundesine te njihen me drejtimet e ndryshme si:
Teknik i Makinerisë për automjete motorike – për ata që duan të punojnë me pajisje moderne në industri
Elektroteknik për teknik të kompjuterëve dhe automatikës – 4 vjet – për dashamirët e teknologjisë dhe programimit
Elektroteknikë – energjetikë – 4 vjet – për ata që kanë pasion për rrymën, sistemet dhe pajisjet elektronike
Automekanik – për ata që duan të bëhen ekspertë në riparimin dhe mirëmbajtjen e veturave
Kuzhinier dhe Kamerier – 3 vjet – për ata që duan të ndërtojnë karrierë në gastronomi dhe turizëm
Teknik për komunikacion rrugor – 4 vjet
Ndërtimtari dhe gjeodezi – 4 vjet
Bujqësi dhe veterinari – 4 vjet në bashkëpunim me kompani te ndryshme e te tjera drejtime qe jane ne trend me kohen”.
Ju mirëpresim të bëheni pjesë e suksesit tonë, thote Brunilda Kuçi.
