Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka njoftuar se është përzgjedhur në krye të Komitetit për Marrëdhënie mes Bashkësive, duke falënderuar deputetët për besimin dhe përgjegjësinë e dhënë.
Azizi theksoi se ky komitet buron nga Marrëveshja e Ohrit dhe reflekton realitetin politik të shtetit, ndërsa paralajmëroi rol më aktiv të tij në të ardhmen.
Sipas tij, Komiteti do të ketë rol kyç në çështjet që lidhen me të drejtat kolektive, përfaqësimin, përdorimin e gjuhës, arsimin, kulturën dhe temat që ndikojnë në marrëdhëniet ndëretnike.
Azizi tha se ky mekanizëm do të jetë garantues i të drejtave që dalin nga Marrëveshja e Ohrit, Parimi i Badenterit, përdorimi i gjuhës dhe përfaqësimi i drejtë dhe adekuat.
“Ata e defaktorizuan dhe pasivizuan komitetin, ne do ta fuqizojmë dhe do t’ia japim peshën e veçantë politike dhe institucionale që i takon”, ka deklaruar Azizi.