Artin Spahiu
Qeveria e tanishme, ku koalicioni VLEN luan rolin e shërbëtorit politik të “padronave” të VMRO-së, po krenohen me “reformën historike” të lojërave të fati, ku kazino dhe bastore do ketë jo më afër se 500 metra nga shkollat.
Sa ironi tragjike.
Sa miopi politike.
Dhe mbi të gjitha, sa mungesë kujtese dhe dinjiteti publik.
Po këta njerëz, e sidomos ish-nënkryetari i BDI-së së atëhershme, Izet Mexhiti, bashkë me partitë që sot përbëjnë VLEN-in, ishin ata që rrëzuan një ligj pothuajse identik të propozuar nga qeveria LSDM–BDI. Atëherë nuk mjaftoheshin me “500 metra”. Premtonin moral absolut. Premtonin se me ardhjen e tyre në pushtet do t’i mbyllnin krejt lojërat e fatit.
Sot, të ulur në kolltuket e pushtetit dhe të përkulur para padronit të tyre politik, mundohen t’ua shesin qytetarëve të njëjtin ligj si triumf historik.
Dje “tradhti”, sot “vizion”.
Dje “krim ndaj rinisë”, sot “standard europian”.
Politika jonë po bëhet gjithnjë e më pak art i bindjes dhe gjithnjë e më shumë art i harresës kolektive. Ata nuk llogarisin në inteligjencën e qytetarëve, por në lodhjen e tyre. Besojnë se mjafton të ndërrohet tavolina e pushtetit që edhe hipokrizia të duket si parim.
Por problemi nuk është vetëm te lojërat e fatit. Problemi është te bixhozi më i madh: bixhozi me kujtesën dhe dinjitetin e qytetarëve.
P.s. në shtojcë do e nxjerri propozim ligjin e propozuar nga qeveria e kaluar – LSDM-BDI dhe, të paktën ta shihni, atë që sot as në endërrat më shprsëdhënëse të tyre, VLENIstat nuk e shohin dot – Ligji ka qenë i nënshkruar nga Artan Grubi, si udhëheqës i më shumë se 50% të seancave qeveritare.