Përplasje për parking në Tetovë, denoncime të ndërsjella mes qytetarit dhe policit





Një 31-vjeçar nga Zhelina ka paraqitur ankesë kundër një zyrtari policor jashtë detyrës, duke pretenduar se është ofenduar dhe se i është drejtuar me ton të lartë për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth parkimit në rrugën “Iliria” në Tetovë. Nga ana tjetër, polici ka denoncuar se shoferi kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje arrogante. Policia po heton rastin.TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo