Babai dhe motra e Noizyt në SPAK, thirren si dëshmitarë për grupin e Laert Haxhiut.
Bashkim Rajku dhe Anisa Rajku u paraqitën në GJKKO në procesin ndaj ish-kreut të bandës së Lushnjës, Laert Haxhiu.
Ata janë në mesin e 60 dëshmitarëve të thirrur nga mbrojtja e Haxhiut, i cili po gjykohet si kreu i një grupi kriminal për 14 krime të rënda, përfshirë vrasje, atentate, shpërthime me tritol dhe grabitje me armë.