Cinizmi dhe dyfytyrsia politike





Ejup Berisha

Njerëzit anembanë botës detyrimisht duhet ti penzionojne politikanët cinik dhe dyfityrësh nga politika sepse këta janë të dëmshëm për të gjitha çështjet pozitive në shtet.Nuk duhet toleruar prania e tyre e stërzgjatur në ambientin politik sepse kjo është e dëmshme për të gjithë qytetarët pozitiv të botës përpos për vetë politikanët cinik dhe dyfytyrësh. Cinizmi është nëna e injorancës.Ndërsa injoranca është njerka e çdo gjëje të mirë, pozitive dhe për përparimtare në shoqëri por edhe në shtet. Edhe ne si shqiptare jo vetëmse që shumë gjatë
kohë i kemi duruar por gjithashtu edhe të njejtët kemi shpërblyer me poste dhe pozita të larta politike cinikët dhe dyfytyrëshat. Këto kategori njerëzish janë më të ulëtit si dhe me negativët në botë. Paramendoni vokabularin e tyre të përditshëm: Nuk bën ky, nuk bën ai apo dhe nuk bën askushi pasiqe vetëmse ne jemi më të mirët, më të zotët, më të aftët dhe më të mençurit. Cinikët dhe dyfytyrëshat gjithashtu tërë kohës ripërsërisin se vetëm atyre me merite u takojnë postet dhe pozitat politike por edhe të mirat e përfitimet që dalin si rezultat i të qenit aktiv në politikë. Kjo është bindje apo dhe mentalitet i komunistëve e jo i demokratëve.Sistemi komunist e preferente ngritjen e disa individëve pakicë në politikë pa merite pa e kufizuar afatin e qëndrimit të tyre në kierarkinë politike. E sot nuk jetojmë më në
atë sistem por jetojmë në Demokraci. E ky e preferon të kundërtën apo çëndrimin e shkurtër e me afat të arsyeshëm të politikanëve në skenën politike. Në të një individ hyn aktivizohet e vepron dhe i njejti një ditë me vendim të qytetarëve duhet ti jep fund angazhimit të tij në politikë. Apo në disa shtete me tradite të mirfilltë demokratike vetë rregullat kushtetuese e jurdike ua shkurtojnë afatin e qëndrimit politikanëve në skenën politike. Në SHBA psh për President shteti një individ mund të kandidon vetëmse dy herë e jo më tepër, e njejta gjë praktikohet edhe në Francë por edhe nështetin tonë.Kjo është zgjidhje me e mirë apo dhe më ideale e mundshme për të gjithë. Nuk qëndrohet shumë gjatë në politikë se kjo edhe politikanët me bindje më të pastra dhe më reale demokratike i bën autokrat. Jo pra nuk qëndrohet tejet gjatë sespe duhet tu jepet mundësia edhe njerezve të tjerë që të angazhohen dhe ta dëshmojnë veten në të, e jo kjo gjë të jetë privilegj i vetëmse një pakice njerezish. Më tej duhet tu krijohen mundësi qytetareve jo vetëm që të zgedhin por të njejtëve duhet dhënë edhe mundësia që të mund të seleksionojnë individ në politike. Zgjedhjet duhet të kuptohen si proces përmbajtesor e jo të njejtat të kuptohen si aktivitet rutinor apo dhe thjeshtë teknik. Zgjedhjet nuk duhet të trajtohen si të tilla por të njejtave duhet dhënë
rëndësi shumë e madhe sepse ato janë një prej aktiviteteve dhe lëvizjeve shumë të rëndësishme demokratike. Ndërsa Partitë politike duhet ta kuptojnë realitetin e ai është ky: Nëse zgjedhësit nuk i preferojnë më në politikë këta duhet ta marrin vendimin e guximshëm dhe të dhimbshëm që ta braktisin politikën dhe të dalin qetësishtë prej saj. Aty nuk rrihet me forcë Pse? sepse ka edhe njerëz tjere të interesuar që të bëhen pjesë e politikës. Pse jo demokracia ua mundëson një shumice më të
madhe të njerëzve që edhe ata të mund të ngjiten në skenën politike e jo vetëmse disa individëve pandërpre e pa kufi. Në kohërat bashkëkohore angazhimi në politikë nuk bëhet me trashëgimi por përmes zgjedhjeve. Disa politikan duhet ta kuptojnë realitetin e ai është ky. Nëse këta në politikë janë gjatë kohë dhe nuk i kanë përmbushur pritshmëritë e qytetarëve të njejtët duhet ta kuptojnë se më e kanë humbur rëndësinë dhe domosdoshmërinë e të qëndruarit në të sepse më nuk janë interesant dhe atraktiv pasiqë ripërsëris e kanë humbur domosdoshmërinë. Në politikë pra aktorët e saj duhet ta dinë se u ka ardhur fundi dhe se të njejtët duhet të tërhiqen prej saj. Nuk duhet insistuar domosdo të ngelin në të pasiqë kanë pasur kohë dhe mundësi që
të tregohen e dëshmohen në
të për të mirë
por që fatkeqsisht nuk e kanë bërë
këtë gjë si duhet e sa duhet me dinjitet. A e dinë disa politikan se u ka skaduar që moti jo vetëmse mandati por edhe afati dhe të njejtet asesi nuk e kuptojnë këtë gjë. Mjaft është mjaft. Disa prej tyre duhet të kërkojnë falje dhe leje dhe secili prej tyre të largohet nga politika e veten ta gjenë diku tjetër e jo me në politikë. Nuk kanë kohë qytetarët të merren tërë kohës me ta sepse shumë gjatë janë marrë kot me të njejtët. Edhe une kamë dashur shumë gjë
ra në jetë por për iks arsye apo shkaqe nuk kamë mundur ti arrijë
shumicën e gjërave. Dhe askuj asgjë
kamë vazhduar me tutje apo dhe kamë kërkuar gjëra tjera në jetë. Pra nuk e kamë bezdisur e as keqtrajtuar askend për faktin se nuk kamë mundur ti realizoj ambicjet dhe dëshirat e mija . Duhet marrë me sportivitet e me qetsi gjithcka por edhe dështimet dhe humbjet në jetë. Kur nuk shkon nuk shkon. Nuk duhet krijuar tragjedi për asgjë. Nëse disave nuk u ka ecur politika ndoshta këta do të gejnë diçka që do tu sjellë më shumë suksese dhe fat në vazhdim. Kamë dashur edhe une të jemë
pjesë e politikës por nuk kamë arritur të bëhem dhe askuj asgjë. Disa politikan mbrapshtë mendojnë se tërë kohës duhet qytetarët ta kenë
dertin e tyre që ata do të mbesin pa pushtet dhe pa privilegje e tash duhet tërë kohës ti vajtojnë të njejtët. Eshte fakt se disa prej tyre ishin shumë gjatë kohë në politikë dhe nuk bënë
shunë punë jo vetëmse për qytetarët, por edhe për shoqërinë dhe për shtetin. Prandaj është koha e duhur dhe e përshtatshme që të njejtët të largohen nga skena politike. Por këta lere që nuk po duan të largohen por edhe po insistojnë që të rikthehen serish në skenën poltike qendrore. Për cfar për ti përsëritur episodet e mëparshme të dë shtimeve. Jo nuk besoj se duhet të ripërsëriteten të njejtat episode të zymta dhe fatkeqe për të gjithë ne. Mjaft është mjaft lerni të qetë qytetarët që ti gjejnë politikanët e duhur.Kështu e mundësoni ndryshimin më të shpeshtë në
skenën politike si një prej veprimeve dhe lëvizjeve shumë të domosdoshme demokratike. Qytetaret e te gjitha shteteve politikanëve cinik dhe dyfytyrësh duhet tu thone Rruge e mbare ju qofte se nuk na duheni aspak më politikë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo