Ukraina akuzon Rusinë për vonesa: Po zvarrit shkëmbimin e të burgosurve





Rusia po vonon procesin e shkëmbimit të të burgosurve 1,000 për secilën palë, i parashikuar në marrëveshjen e shpallur nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, më 8 maj.

Akuza është bërë nga Avokati i Popullit i Ukrainës, Dmytro Lubinets, sipas raportimeve të agjencisë UNIAN.

Lubinets deklaroi se pala ukrainase i ka dorëzuar tashmë listat me emrat për shkëmbimin e të burgosurve, por Moska po e ngadalëson procesin.

“Kontaktet nuk janë ndalur, por procesi është ngadalësuar. Edhe nëse arrihet një marrëveshje me rusët, nuk mund të jesh kurrë 100% i sigurt se ata do ta respektojnë atë”, u shpreh ai.

Sipas tij, negociatat mes palëve vijojnë çdo ditë, ndërsa puna për realizimin e marrëveshjes nuk është ndërprerë. Megjithatë, autoritetet ukrainase mbeten skeptike për zbatimin e plotë të angazhimeve nga ana e Rusisë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo