Drejtori i një qendre edukative nga Shtipi, i moshës 65-vjeçare, është arrestuar dje pasi prindërit e nxënëseve, vajza të mitura, e kanë denoncuar se për një kohë të gjatë i ka prekur ato në mënyrë të pahijshme gjatë mësimeve plotësuese, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
”Më datë 11.05.2026, në ora 19:50 në Shtip, zyrtarë policorë nga Sektori i Policisë Kriminalistike pranë SPB Shtip kanë privuar nga liria personin A.SH. (65) nga Shtipi.
Ai dyshohet se si menaxher i një qendre edukative në Shtip, gjatë mbajtjes së mësimit plotësues, për një periudhë më të gjatë ka prekur në trup disa nxënëse të mitura. Ngjarjen në stacionin policor e kanë denoncuar prindërit në prani të nxënëseve dhe përfaqësuesve të Institucionit Publik ‘Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale’ Shtip”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjyqtari ka lëshuar urdhër për kontroll në shtëpinë e të dyshuarit dhe në qendrën edukative që ai drejton, ku janë sekuestruar sende për procedurë të mëtutjeshme.
”A.SH. është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij është dorëzuar kallëzim penal, ndërsa nga gjyqtari i procedurës paraprake i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh”, shkruan në buletinin e policisë.