“E Majta Vrasëse” e Shkëndijës/ Leard Salihi po çmend mbrojtjet rivale, supertalenti që po shpërthen te U15
Në akademinë e KF Shkëndija po rritet një talent që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje. Leard Salihi po shkëlqen me gjeneratën U15, duke u kthyer në golashënuesin kryesor të skuadrës së drejtuar nga trajneri Ibrahim Luma shkruan Tetovasot.
Me një të majtë “vrasëse”, Leardi po terrorizon mbrojtjet kundërshtare me gola spektakolarë dhe paraqitje superiore nga ndeshja në ndeshje. Vetëm në pesë përballjet e fundit ai ka realizuar plot 7 gola, statistikë që flet qartë për formën fantastike të talentit kuqezi.
I shpejtë, teknik dhe shumë i rrezikshëm në duelet një kundër një, Leard Salihi spikat për driblimet me topin dhe aftësinë për të luajtur në disa pozicione në repartin ofensiv. Ai mund të luajë në krahë, prapa sulmuesve apo si organizator ofensiv, duke qenë një armë e fortë për ekipin e tij.
Ajo që e bën edhe më special është mënyra si finalizon aksionet. Golat e tij shpesh janë spektakolarë, ndërsa e majta e tij është kthyer në makth për portierët kundërshtarë.
Nëse vazhdon me këtë ritëm, emri i Leard Salihit pritet të dëgjohet shumë shpejt edhe jashtë kategorive të moshave, pasi te Shkëndija po rritet një tjetër diamant i futbollit shqiptar.Tetovasot

