Gjashtë persona kanë mbetur lehtë të lënduar pasditen e së dielës, pasi një automjet ka dalë nga rruga pranë fshatit Taor të Shkupit dhe është përmbysur në shtratin e lumit Vardar.
”Më datë 10.05.2026, rreth orës 15:30, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën fshati Oreshan – fshati Taor, një automjet i udhëtarëve ‘Volkswagen Caddy’ me targa të Shkupit ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga, është përmbysur dhe ka rënë në lumin Vardar. Me këtë rast, gjashtë persona që ndodheshin në automjet kanë pësuar lëndime trupore. Është kryer inspektimi në vendngjarje,” informuan nga MPB.