Përfshihet nga zjarri një objekt ndihmës në Tetovë





Alarm në Tetovë pas shpërthimit të një zjarri në një objekt ndihmës në oborrin e një shtëpie.

Sipas SPB Tetovë, më 10.05.2026 në ora 19:30 është raportuar se në rrugën “113” ka shpërthyer zjarr në një objekt ndihmës në pronësi të O.A. (67).

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa zjarri është lokalizuar dhe shuar nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë. Hetimet për shkaqet e zjarrit po vazhdojnë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo