Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tetovës e prezantoi ofertën studimore në Strugë, Kërçovë, Gostivar dhe Tetovë





Në kuadër të aktiviteteve promovuese për regjistrimet e vitit akademik 2026/2027, Fakulteti
Ekonomik i UT-së realizoi me sukses një seri takimesh në shkollat e mesme të Strugës, Kërçovës,
Gostivarit dhe Tetovës. Këto aktivitete kishin për qëllim informimin e maturantëve me ofertën
bashkëkohore, programet studimore dhe mundësitë për zhvillim profesional që ofron ky fakultet.
Gjatë vizitave, përmes prezantimeve interaktive dhe punëtorive praktike të organizuara nga
stafi ynë, maturantët u njohën me konceptin modern të studimeve në këtë njësi akademike. Përmes
aktiviteteve konkrete dhe ushtrimeve praktike, nxënësit u inkurajuan të aplikojnë njohuritë teorike
në situata reale, duke krijuar një përvojë më dinamike dhe më të afërt me realitetin profesional.
Punëtoritë interaktive dëshmuan rëndësinë e integrimit të praktikës në procesin arsimor, duke
kontribuuar në zhvillimin e aftësive analitike, komunikative dhe profesionale të të rinjve. Një qasje
e tillë jo vetëm që rrit interesimin dhe motivimin për studime universitare, por gjithashtu i ndihmon
studentët e ardhshëm të përgatiten më mirë për kërkesat dhe sfidat e tregut të punës.
Po ashtu u promovuan programet studimore baçelor dhe master, ndërsa pjesëmarrësit u informuan
mbi kurrikulat bashkëkohore, metodologjinë praktike të mësimdhënies, bashkëpunimet
ndërkombëtare, si dhe mundësitë për mobilitet dhe pjesëmarrje në projekte shkencore.
Përfaqësuesit e fakultetit theksuan se programet studimore janë të dizajnuara në përputhje me
nevojat e ekonomisë moderne dhe kërkesat e tregut të punës. Drejtimet si Ekonomi dhe Biznes,
Financa dhe Kontabilitet, Marketing dhe Menaxhment, Turizëm dhe Hoteleri, Investigim dhe
Kontroll Financiar, si dhe Shpedicion dhe Sigurime, u ofrojnë studentëve njohuri të avancuara
teorike dhe kompetenca praktike të domosdoshme për ndërtimin e një karriere të suksesshme
profesionale.
Përmes kësaj qasjeje inovative dhe të orientuar drejt praktikës, Fakulteti Ekonomik
përgatit profesionistë të denjë, të aftë për të përballuar sfidat e ekonomisë globale dhe për të
kontribuuar në zhvillimin ekonomik të vendit.
I përkushtuar ndaj cilësisë në arsim dhe zhvillimit të gjeneratave të reja, Fakulteti Ekonomik
vazhdon të mbetet një ndër institucionet kryesore në përgatitjen e kuadrove profesionale, duke i
ftuar të gjithë maturantët që të bëhen pjesë e rrugëtimit në vitin akademik 2026/2027.

Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tetovës e prezantoi ofertën studimore në Strugë, Kërçovë, Gostivar dhe Tetovë

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo