Arrestohet gostivarasi, dyshohet se vodhi send personal në një ordinancë





Policia e Gostivarit ka arrestuar një 53-vjeçar nën dyshimin për vjedhje të një sendi personal.

Sipas njoftimit zyrtar, më 10.05.2026 në ora 20:30, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria Q.I. (53) nga Gostivari, i cili dyshohet se ka marrë një send personal të F.A. (45) nga një fshat i Gostivarit, derisa ajo po pastronte në një ordinancë.

I dyshuari është ndaluar në stacionin policor dhe ndaj tij do të zhvillohet procedurë e mëtejshme.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo