Filipçe: Mickoski qëllimisht e bllokon vendin

Lideri i opozitës maqedonase, Venko Filipçe po akuzon pushtetin se po çon qëllimisht vendin në izolim, që të mbrojë bandën kriminele dhe të bllokojë rrugën evropiane të shtetit. Sipas tij, përfshirja e pakicave në Kushtetutë me qëllim që të respektohen të drejtat e tyre nuk është rrezikim i identitetit kombëtar maqedonas. Përkundrazi, theksoi ai, është forcim i identitetit kombëtar.

“Ne nuk kemi punë me Bullgarinë, por me Evropën. Duhet të përmbushim kërkesat evropiane, të përmbushim marrëveshjet që janë miratuar nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, sigurisht duke përfshirë edhe Bullgarinë. Çfarë kemi ne veçmas për të biseduar me Rumen Radevin kur bëhet fjalë për rrugën tonë evropiane – asgjë. Por, së bashku me të gjithë liderët e tjerë evropianë – po”.

Filipçe sqaroi se vazhdimi i rrugës evropiane do të nënkuptojë zbatimin e standardeve evropiane dhe drejtësisë.

“Do të thotë prokurori publike evropiane, përpara së cilës nuk do të mund të japin urdhra as nga foltorja e Kuvendit, e as përmes paraqitjeve të tyre publike televizive. Do të thotë fund i tenderëve të kurdisur, i punësimeve partiake, i parave të shtetit, të popullit dhe qytetare. Hristijan Mickoski dhe grupi i tij me vetëdije e bllokojnë të ardhmen evropiane të Maqedonisë për ta vazhduar vjedhjen e parave të popullit. Dhe pikërisht për këtë arsye identiteti kombëtar u shërben vetëm si arsyetim për ta ruajtur pushtetin dhe për të vazhduar me interesat e tyre kriminale”.

Kryeministri Hristijan Mickoski të shtunën, gjatë ceremonisë së shënimit të Ditës së Evropës, tha se, Maqedoni nuk ka të ardhme tjetër dhe as shans tjetër për sukses, përveç integrimit në Bashkimi Evropian, megjithatë theksoi se nuk do të bëj pazar me identitetin e kombit maqedonas, në këmbim të përfitimeve politike.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo