Kongresi i VLEN-it, ku në krye u vendosën Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, pritej të ishte një demonstrim force politike shqiptare. Por në vend të entuziazmit, kongresi prodhoi një nga debatet më të mëdha politike e kombëtare të viteve të fundit, heshtjen ndaj himnit shqiptar, përcjell TS.
Mosintonimi i himnit kombëtar shqiptar në një ngjarje që pretendohet se përfaqëson shqiptarët, për shumë qytetarë u pa jo si frikë nga kryeministri Mickoski dhe si nënshtrim politik ndaj VMRO-së. Reagimet shpërthyen menjëherë. Analistë dhe aktivistë ngritën pyetjen që po qarkullon kudo.
A po largohet VLEN-i nga identiteti shqiptar për t’i bërë qejfin kryeministrit Mickoski?
Në mes të këtij skandali u shfaq edhe fotografia që po trazon opinionin publik. Në të shihet Ejup Ademi, njeri i afërt me Izet Mexhitin, duke i pëshpëritur diçka në vesh kryeministrit Mickoski pak para nisjes së kongresit.
Dhe pikërisht këtu lind dyshimi i madh politik:
Çfarë po i thoshte Ejup Ademi Mickoskit?
A ishte pikërisht ai momenti kur u vendos që himni shqiptar të mos këndohej?
E përgjigjja, siç po thonë shumë qytetarë, mbetet në ndërgjegjen e Ejup Ademit se çfarë i tha Mickoskit. /TS/