Marshi i 42-të i Engjëjve sot do të mbahet në Koçan. Shoqata “16 Marsi” bën thirrje për mbështetje nga qytetarët në kërkimin e drejtësisë për të ndjerët në zjarrin në diskotekën “Puls”, si dhe mbështetje për të lënduarit.
Marshi do të nisë në ora 17:05 nga Parku i Revolucionit.
“Në ditën kur Evropa flet për vlera, ndërsa bota për fitore mbi fashizmin — pyesin: çfarë vlere ka çdo deklaratë, nëse jeta njerëzore mbetet pa drejtësi?” – thuhet në njoftimin e Shoqatës “16 Marsi”.
Ata theksojnë se do të ecin me dinjitet dhe zëshëm për të kujtuar se 63 engjëjt meritojnë të vërtetën, dinjitetin dhe drejtësinë.