Në vazhdën e aktiviteteve organizative për Kongresin IX të Partisë Demokratike Shqiptare, në Zhelinë u mbajt Kuvendi Zgjedhor i degës
Në këtë kuvend u be zgjedhja e delegatëve të cilët do ta përfaqësojnë degën e Zhelinës në Kongresin IX, ndërsa kuvendarët njëkohësisht votuan edhe propozim-listën e kandidatëve për anëtarë të Kuvendit Qendror nga kjo degë.
Gjatë kuvendit, para të pranishmëve foli kryetari i Këshillit për Organizimin e Kongresit, Sali Ajdini, i cili vlerësoi rëndësinë e proceseve të brendshme organizative dhe theksoi se PDSH-ja duhet të vazhdojë të forcohet përmes unitetit, përgjegjësisë dhe angazhimit të secilit aktivist.
Punimet e kuvendit u zhvilluan në atmosferë konstruktive dhe me përkushtim të anëtarësisë për suksesin e Kongresit IX të partisë.

